Telegrafi

Dhunë në protestën e Black Lives Matter në Nju Jork, lëndohet një gazetar dhe dy policë – arrestohen 11 demonstrues

Një përleshje që ka ndodhur mbrëmë gjatë protestave të lëvizjes “Black Lives Matter” në Nju Jork, janë lënduar një gazetar dhe dy policë – e 11 persona janë arrestuar, shkruan Neë York Post.

Marshi i mbrëmshëm i BLM në Manhattan ka eskaluar, kurse policia e Nju Jorkut ka njoftuar se si pasojë e kësaj është lënduar një gazetar dhe dy policë, transmeton Telegrafi.

Disa prej të arrestuarve akuzohen për sulm ndaj fotografit të Daily News, Sam Costance, për të cilin demonstruesit kishin menduar se është polic – ku si pasojë turma e ka goditur me grushta dhe mjete tjera të forta.

Në anën tjetër, policia ka konfirmuar për New York Post, se është sulmuar një përfaqësues i mediave – ku më pas kanë pasuar arrestimet masive, e fotografi është dërguar me urgjencë në spital për tretman. /Telegrafi/