Një rast i dhunës në familje raportohet se ka ndodhur të mërkurën në Ferizaj.
Policia njofton se ka arrestuar një person pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht familjaren e tij. Ndërsa, bëhet e ditur se viktima në vetëmbrojtje i ka shkaktuar lëndime të dyshuarit me një mjet të mprehtë.
“Ferizaj 15.03.2023-13:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare, ndërsa viktima në vetëmbrojtje e ka marrë një mjet të mprehtë dhe i ka shkaktuar lëndime të dyshuarit”, thuhet në raportin policor.
Të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa në konsultim me prokurorin, viktima është kthyer tek fëmijët e saj e i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/