Site icon Telegrafi

Dhunë në familje, vihen në pranga katër persona në Durrës

Gjashtë persona janë vënë në pranga në rrethin e Durrësit. Sipas njoftimit të policisë, katër prej të arrestuarve kanë ushtruar dhunë ndaj familjarëve të tyre dhe dy të tjerët janë ndaluar për drejtim të automjetit pa patentë e në gjendje të dehur.

Për veprën penale “Dhuna në familje”, policia e Durrëst arrestoi: 26-vjeçarin me iniciale E. Xh., banues në Durrës, pasi ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij; 48-vjeçarit B. C., banues në Durrës, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij; 37-vjeçarit E. P., banues në Golem të Kavajës, pasi ka ushtruar dhunë ndaj nënës së ish-bashkëshortes së tij; dhw 33-vjeçarit me iniciale F. M., banues në Durrës, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Gjithashtu edhe dy persona të tjerë u vunë në pranga për veprën penale “Drejtimi i mjeteve në mënyrë të parregullt”: 44-vjeçari me iniciale S. M., banues në Durrës, pasi u kap nga shërbimet e Policisë Rrugore duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur; dhe  23-vjeçari e iniciale R. K., banues në lagjen nr. 14 Durrës, pasi u kap duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. /Telegrafi/

Exit mobile version