Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona, babë e djalë për dhunë në familje.
Babë e djalë, pas një mosmarrëveshje kanë sulmuar viktimën femër kosovare, vajzën respektivisht motrën.
Ngjarja ka ndodhur në Gllogoc, të dielën në ora 21:40.
Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. /Telegrafi/