Dy raste të dhunës në familje janë raportuar në Policinë e Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit.
Rasti i patë është raportuar në Vushtrri, ku është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare, të cilës i kishte shkaktuar lëndime trupore.
“Vushtrri 05.04.2020-21:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare të cilës i kishte shkaktuar lëndime trupore e cila ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt. Rasti nën hetime”, raporton Policia e Kosovës.
Po ashtu, një tjetër rast është raportuar në Prizren, saktësisht në fshatinë Piranë.
“Fsh. Piranë, Prizren 06.04.2020 – 21:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili nën ndikim të alkoolit në shtëpi kishte ushtruar dhunë psiqike ndaj viktimës mashkull kosovar dhe kishte tentuar ta sulmoi viktimën femër kosovare. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në raport. /Telegrafi/