Një person është arrestuar pasi kishte sulmuar familjarët e tij në shtëpi si dhe ka dëmtuar gjësende në shtëpi.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 19:00, në Rahovec.
Siç thuhet në raport, policia të dyshuarin e ka hasur në oborr të shtëpisë së tij dhe i njëjti nuk iu ka bindur urdhrave të zyrtarëve policorë dhe të njëjtit kanë arrestuar të dyshuarin.
“Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar i cili ka lëshuar aktvendim mbi ndalimin për 48 orë”, thuhet në raport. /Telegrafi/