Dy persona, një burrë dhe një grua pas një mosmarrëveshje verbale janë rrahur mes vete.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të premten rreth orës 02:45, në Prishtinë.
Tutje bëhet e ditur se palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në strehimore.
“ Pas një mosmarrëveshje verbale janë rrahur mes vete dy të dyshuar një mashkull dhe një femër kosovare. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit e dyshuara femër është dërguar në strehimore, ndërsa i dyshuari mashkull është liruar në procedurë të rregullt hetimore”, thuhet në raport. /Telegrafi/