Telegrafi

Dhunë në familje në Obiliq, burri sulmon fizikisht bashkëshorten

Foto: Ilustrim

Është arrestuar një mashkull në Obiliq të dielën, që dyshohet se ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, me ç’rast i ka shkaktuar lëndime.

Kështu thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës për këtë rast.

“Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QMF-Obiliq, ndërsa i dyshuari pas intervistimit në konsultim me prokurorin lirohet në procedurë të rregullt”, është sqaruar në këtë komunikatë. /Telegrafi/