Site icon Telegrafi

Dhunë në familje në Gjilan

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur për një rast dhune në familje në Gjilan, ku një person ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.

Rasti ka ndodhur të enjten në ora 17:15 në Gjilan.

Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta ka pranuar tretman mjekësor.

Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje. /Telegrafi/

 

Exit mobile version