Site icon Telegrafi

Dhunë në familje, djemtë sulmojnë babanë

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës bëri të ditur se një mashkull ka raportuar në Polici se është sulmuar nga e dyshuara femër dhe dy djemtë e tij, njëri nga ta i mitur.

Rasti ka ndodhur të dielën në Drenas, rreth orës 11:53.

“Viktima mashkull kosovar ka njoftuar se është sulmuar fizikisht nga e dyshuara femër kosovare dhe dy djemtë e tij, njëri nga ta i mitur”, thuhet në raport.

Nuk raportohet për të lënduar.

Me vendim të prokurorit pas intervistimit dy të dyshuarit dërgohen në mbajtje, ndërsa e dyshuara lirohet në procedurë të rregullt. /Telegrafi/

Exit mobile version