Një zënkë familjare ka ndodhur në fshatin Volkovë të Shkupit, ku babai është lënduar nga i biri i tij, me armë të ftohtë.
Fillimisht, i biri e ka kaput për fyti babain, në mënyrë që ta ngufatë, e më pastaj e ka prerë në dorë, duke përdorur thikë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Për këto shkaqe, Prokuroria Themelore ka kërkuar paraburgim dhe ka dorëzuar propozim-akuzë për “lëndime trupore”.
Në këtë zënkë ka ndërhyrë i biri tjetër, i cili e ka goditur vëllain e tij në shpinë për ta parandaluar më të keqen./Telegrafi/