Site icon Telegrafi

Dhunë ndaj gruas dhe fëmijës së mitur, arrestohen në flagrancë dy persona në Durrës

Foto: Ilustrim

Dy shtetas janë arrestuar këtë të premte në flagrancë nga policia e Durrësit, për veprën penale të dhunës në familje.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit bëjnë me dije se u arrestuan shtetasit N. T., 49 vjeç, banues në lagjen nr.17/1, Durrës, i cili ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij;

Gjithashtu në pranga ka përfunduar dhe 62-vjeçari me inicialet F.M., banues në lagjen nr. 15 TË Durrësit, pasi ka ushtruar dhunë ndaj djalit të tij të mitur.

Materialet procedurale në ngarkim të tyre, i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme. /Telegrafi/

Exit mobile version