Site icon Telegrafi

Dhunë fizike, psikike e kanosje – rastet e dhunës në familje të raportuara në Polici

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar për rastet e dhunës në Kosovë të raportuara në organet e rendit.

Policia në raportin 24-orësh njofton se rastet e dhunës kanë ndodhur në Prishtinë, Fushë Kosovë dhe Pejë.

Lexoni të plotë raportin:

Prishtinë / 25.11.2024-22:00. Viktima femër shtetase e huaj ka raportuar se bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull shtetas i huaj ka ushtruar dhunë psikike- kanosje ndaj saj dhe fëmijëve të tyre. Viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe me vendim të prokurorit, me fëmijët e tyre është dërguar në strehimore ndërsa i dyshuari gjendet në kërkim policor. Rasti në procedurë hetimore.

Fushë Kosovë / 26.11.2024, 18:20. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar e kishte sulmuar fizikisht. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari gjendet në kërkim policor.

Pejë 26.11.2024, 19:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje e kishte kanosur dhe sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare bashkëshorten e tij. Viktima nuk ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version