Policia e Kosovës ka njoftuar në raportin policor për pesë raste të dhunës në familje.
Rastet e dhunës janë njoftuar në Prishtinë, Obiliq, Gjilan e Skenderaj, gjersa është raportuar për dhunë fizike, psikike e kanosje.
Prishtinë 23.05.2023 – 01:13. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që pas një mosmarrëveshje ka kanosur dhe ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Obiliq 22.05.2023 – 17:50. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se kishte pasur probleme me të dyshuarin mashkull kosovar dhe e njëjta ka kërkuar të shkojë në strehimore pasi ndihej e kërcënuar. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Prishtinë 23.05.2023 – 17:00. Ankuesja femër kosovare ka informuar se në vazhdimësi është kanosur nga i dyshuari mashkull kosovar i cili gjendet jashtë shtetit. Rasti është duke u hetuar.
Gjilan 20.05.2023 – NN. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar e kishte kërcënuar përmes rrjeteve sociale edhe pse viktima kishte urdhër mbrojtës nga gjykata. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Skenderaj 23.05.2023 – 18:15. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi që ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, e dyshuara është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt. /Telegrafi/