Site icon Telegrafi

Dhunë fizike e psikike në familje – rastet e raportuar në Polici në 24-orët e fundit

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës në raportin 24-orësh ka njoftuar për disa raste të dhunës në familje.

Rastet e dhunës kanë ndodhur në Fushë Kosovë, Lipjan, Prishtinë, Podujevë, Gjilan.

Lexoni të plotë raportin:

Fushë Kosovë 30.05.2024 – 00:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë fizike ndaj dy viktimave femra kosovare. Dy viktimat pas intervistimit janë kthyer në banesën e tyre, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Lipjan 30.05.2025-12:00. Është shoqëruar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti, ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit palët janë liruar në procedurë të rregullt.

Lipjan 30.05.2025-12:00. Ankuesja femër kosovare ka njoftuar se i dyshuari mashkull kosovar kishte ushtruar dhunë psikike ndaj saj, pas intervistimit me urdhër te prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

Prishtinë  30.05.2024, 18:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti kishte ushtruar dhunë psikike ndaj viktimës femër kosovare si dhe i njëjti kishte tentuar ta godas viktimën femër kosovare. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Podujevë  30.05.2024, 20:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovare pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Gjilan  29.05.2024 – 23:25. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti  kishte ushtruar dhunë psikike ndaj  viktimës femër kosovare. Pas intervistimit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. Pasi që i njëjti me datën 30.05.2024 ka përsëritur dhunën psikike dhe është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/

 

Exit mobile version