Site icon Telegrafi

Dhunë fizike e psikike, e arrestime – tetë raste të raportuara në Polici në 24 orë

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar për tetë raste të dhunës në familje të raportuara në 24 orët e fundit në organet e rendit.

Rastet e dhunës kanë ndodhur në Lipjan, Podujevë, Fushë Kosovë, Klinë e Malishevë.

Më poshtë mund ta lexoni të plotë raportin e Policisë:

Lipjan / 26.04.2024 – 08:05. Viktima femër kosovare ka raportuar se është kërcënuar nga i dyshuari mashkull kosovar. Lidhur me rastin, i dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

Podujevë / 26.04.2024 – 07:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje, dyshohet se ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Podujevë / 26.04.2024 – 16:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak te dyshimit se ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor ndërsa, i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Fushë Kosovë / 26.04.2024 – NN. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se e dyshuara femër kosovare vazhdimisht ka shkaktuar probleme. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori me vendim të cilit është iniciuar rasti dhe e dyshuara pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

Fushë Kosovë / 23.04.2024 – NN. Viktima femër kosovare ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Klinë / 26.04.2024 – 14:00. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar kishte kryer veprën e lartcekur ndaj saj. I dyshuari është arrestuar dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Malishevë / 26.04,2024 – 14:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se ishte sulmuar i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.

Malishevë / 26.04.2024 – 17:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se e dyshuara femër kosovare ka ushtruar dhunë psikike ndaj tij. Pas intervistimit me vendim të prokurorit palët janë liruar në procedurë të rregullt. /Telegrafi/

Exit mobile version