Site icon Telegrafi

Dhunë familjare në Gllogoc, Fushë Kosovë e Prishtinë

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur në raportin 24 orësh për tri raste dhune, një në Gllogoc, një në Fushë Kosovë dhe tjetra në Prishtinë.

Të tri rastet e dhunës kanë ndodhur të dielën, më 17 janar.

Gllogoc 17.01.2021-00:38. Viktima femër kosovare, ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Nuk raportohet për të arrestuar. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

Fushë Kosovë 17.01.2021-11:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Nuk raportohet për të lënduar. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

Prishtinë 17.01.2021. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit dërgohet në mbajtje.

Dhunë familjare është raportuar edhe në Ferizaj, Prizren dhe Skenderaj./Telegrafi/

Exit mobile version