Telegrafi

Dhunë familjare në Gllogoc dhe Ferizaj

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh bën të ditur për dy raste të dhunës në familje, në Gllogoc dhe Ferizaj.

Rasti në Gllogoc ka ndodhur të martën, rreth orës 15:35, ku një femër ka raportuar se pas një mosmarrëveshje, bashkëshorti i saj ka ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj saj.

Nuk raportohet për të arrestuar.

Ndërkaq, edhe në Ferizaj rasti ka ndodhur të martën në ora 18:30.

“Është arrestuar e dyshuara femër K-Shqiptare (me probleme psikike), pasi që e njëjta kishte sulmuar fizikisht nënën e saj viktimën femër K-Shqiptare”, thuhet në raport.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, e dyshuara është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/