Gjykata Themelore Shkupi 1, me kërkesë të Prokurorisë Speciale Publik sot vendosi që të akuzuarin Nikolla Gruevski, i cili është arratisje në Hungari, të gjykohet në mungesë.
Prokurorja Speciale Fatime Fetai, tha se pasi në gjitha lëndën ku është i akuzuar Gruevski i është e caktuar masa e paraburgimit, është e nevojshme që e njëjta masë t’i caktohet edhe për rastin “Dhuna në Qendër”, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Avokati i ish-kryeministrit Nikolla Gruevski, Dimitar Dangov tha se kjo kërkesë e prokurorisë është e pabazë dhe kërkoi që në vend të gjykimit në mungesë për Gruevskin, në këtë rast, të ndahet procedura.
Ndërsa kjo kërkesë e avokatit Dangov u refuzua nga gjykata dhe u vendos që Gruevski të gjykohet në mungesë./Telegrafi/