Site icon Telegrafi

Dhuna në familje, raportohen katër raste brenda 24 orëve

Gjatë 24 orëve të fundit në polici janë raportuar katër raste të dhunës në familje.

Rastet u raportuan në Fushë Kosovë, Prishtinë, Gjilan dhe Pejë.

Rastet e plota:

Fushë Kosovë 20.05.2020-14:55. Viktima femër kosovare ka deklaruar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga ish bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari ka mbetur që të paraqitet në polici.

Prishtinë 20.05.2020-20:30. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se pas një mosmarrëveshje në lokalin e tyre është sulmuare fizikisht nga vëllai i tij i dyshuari mashkull kosovar i cili gjendet në arrati. Rasti është duke u hetuar.

Gjilan 20.05.2020-18:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshja ka ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës femër kosovare. I njëjti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48-orë.

Pejë 19.05.2020-21:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit kishte shkaktuar probleme në familje. Si pasoj lëndime trupore ka pësuar viktima mashkull kosovar (djali i tij) i cili ka pranuar ndihmë mjekësore. Me vendim të prokurorit kujdestar, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor. /Telegrafi/

Exit mobile version