Policia e Kosovës ka bërë të ditur se janë raportuar katër raste të dhunës në familje në 24 orë.
Rastet e dhunës kanë ndodhur në Lipjan, Prishtinë, Podujevë e Ferizaj. Në tri raste burrat kanë sulmuar gratë, ndërsa në Podujevë raportohet se gruaja ka sulmuar burrin.
Lipjan 04.11.2022-18:40.Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.
Prishtinë 04.11.2022-20:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër kosovare. Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt.
Podujevë 04.11.2022-16:00. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi që e njëjta ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortit viktimës mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit e dyshuara lirohet në procedurë të rregullt.
Ferizaj 04.11.2022 – 00:25. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/