Telegrafi

Dhuna në familje, dy të arrestuar në Tiranë

Foto: Ilustrim

Dy të rinj kanë rënë në prangat e policisë së Tiranës të akuzuar për dhunë fizike në familje.

Sipas policisë mësohet se të ndaluarit janë një 27 vjeçar në Pezë Helmës, pasi ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij dhe një 22 vjeçar me iniciale A.H. banues në Vaqarr, pasi ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasit: – O. L., 27 vjeç, banues në Pezë Helmës, pasi ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij; – A. H., 22 vjeç, banues në Vaqarr, pasi ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij”, thuhet në njoftimin e policisë. /Telegrafi/