Telegrafi

Dhuna në familje, arrestohet 47-vjeçari në Maliq

Një 47 vjeçar është arrestuar nga policia pasi ushtroi dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.

Policia njofton se ngjarja ka ndodhur në fshatin Sheqeras të Maliqit.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq arrestuan në flagrancë shtetasin S. Ll., 47 vjeç, banues në fshatin Sheqeras, Maliq, për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, në banesë”, njofton policia. /Telegrafi/