Telegrafi

Dhoma me zë të izoluar që shfrytëzohet për të bërtitur dhe liruar stresin (Video)

Në një kafene të Egjiptit, është krijuar dhoma e izoluar përjashta së cilës nuk del asnjë zë.

Në këtë hapësirë të mbyllur, që besohet të jetë e vetmja e tillë në Lindjen e Mesme, hynë njerëzit që duan të bërtasin dhe të lirojnë stresin, transmeton Telegrafi.

Duke e ditur se privatësia është e plotë, ata mund të qëndrojnë falas për dhjetë minuta dhe të lëshojnë zëra, të flasin me veten apo edhe të këndojnë.

Madje, aty janë vendosur instrumente muzikore, për ata që duan të ekzekutojnë, qoftë edhe nëse nuk e dinë asnjë notë.

Pasi të dalin përjashta, ata mund të rinë dhe të pushojnë, derisa kanë nivel më të ulët të stresit. /Telegrafi/