Telegrafi

Dhoma e Përfaqësueseve e SHBA-së fillon seancën kundër Donald Trumpit

Dhoma e Përfaqësueseve filloi një seancë historike të mërkurën për të akuzuar presidentin amerikan Donald Trump, pasi ai abuzoi me pushtetin e tij dhe pengoi Kongresin, dhe kjo sigurisht që lërë një shenjë të qëndrueshme në mandatin e tij në Shtëpinë e Bardhë.

Kryetarja Nancy Pelosi kërkoi që Demokratët të votojnë dhe t’a bëjnë Donald Trumpin presidentin e tretë amerikan që do të akuzohet, transmeton Telegrafi.

Përpara seancës Trump e shprehi zemërimin e tij me një seri shkrimesh në Twitter.

Më parë, presidenti amerikan, i cili pritet të niset më vonë për një takim në Michigan, i shënoi një letër Pelosit të martën duke i thënë asaj se është e pafuqishme kundër tij.

“Kur njerëzit shikojnë prapa në këtë çështje, unë dua që ata ta kuptojnë atë dhe të mësojnë nga ajo, në mënyrë që të mos mund t’i ndodhë kurrë më një presidenti tjetër”, shkroi Pelosi.

Sipas Associated Press, Trump ishte në rrugën e duhur që të akuzohej zyrtarisht nga një shumicë e Dhomës. Asnjë Republikan nuk pritet të votojë për akuzat e tij, pasi partia e presidentit qëndron me Trumpin dhe Senati ku ka shumicën, dhe pritet ta lirojë atë në një gjyq vitin e ardhshëm.

“Për fat të keq, faktet kanë bërë të qartë se Presidenti abuzoi fuqinë e tij për përfitimin e tij personal, politik dhe se ai pengoi Kongresin”, tha Pelosi para kolegëve në Dhomën e Përfaqësueseve. “Në Amerikë, askush nuk është mbi ligjin”. /Telegrafi/