Telegrafi

Dhoma e Deputetëve në Itali miraton marrëveshjen me Shqipërinë për emigrantët

Dhoma e Deputetëve miratoi projektligjin e ratifikimit të marrëveshjes Itali-Shqipëri, që parashikon hapjen e dy kampeve të refugjatëve në territorin shqiptar, për të pritur 3,000 emigrantë.

Lajmin e kanë bërë të ditur mediat italiane, të cilat raportojnë se ligjvënësit ishin të ndarë.

Mësohet se pro marrëveshjes votuan 155 deputetë, 115 ishin kundër dhe dy abstenuan.

Lexo po ashtu Marrëveshja Itali-Shqipëri për emigracionin me interes për mediat e huaja, The Guardian: Gjykata do të vendosë nëse shkelet Kushtetuta

Pas votimit, shumica e mirëpriti vendimin me duartrokitje. Tani projektligji në fjalë duhet të kalojë edhe në Senat, për të marrë miratimin.

Kujtojmë se marrëveshja u nënshkrua pak muaj më parë midis kryeministrit Edi Rama dhe homologes italiane Giorgia Meloni.

Ky pakt ka hasur në kundërshtime të forta të opozitës në të dy vendet, por edhe të një pjese të faktorit ndërkombëtar. /Telegrafi/