Dashamirët e yjeve dhe planetëve, kanë mundësi që deri në fund të këtij muaji, t’i shohin disa aktivitete të veçanta.
National Geographic raporton se të gjithë njerëzit me njohuri themelore mbi astronominë dhe instrumente të thjeshta, mund të shohin këto fenomene pa problem, transmeton Telegrafi.
Fillimisht do të mund të shihet Hëna, së bashku me Marsin dhe Venerën. Këtë mund ta shohim, të nesërmen mbrëma sapo të ketë perënduar dielli.
Të gjithë ata që e kanë humbur Super Hënën gjatë muajit tetor, mund ta shohin sërish më 14 dhjetor. Hëna do të mund të duket shumë më e madhe se zakonisht dhe më nuk do të shihet e tillë, deri pas vitit 2030.
Më 22 dhjetor do të ketë ‘dush’ meteorësh, kur brenda një ore mund të shohim duke rrenë rreth 15 meteorë.
Në të njëjtën natë, Hëna do të paraqitet së bashku me Jupiterin, ky planet do të shfaqet shumë më i madh se që është dukur ndonjëherë. /Telegrafi/