Disa pamje të publikuara, të cilat janë marrë nga një dron thuhet se tregojnë shkatërrimin e shkaktuar nga zjarret që përfshinë qytetin historik të Lahaina, në ishullin Maui, Hawaii.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, dhjetëra njerëz në ishull kanë vdekur nga zjarret, ndërsa shumë ndërtesa dhe automjete janë shkatërruar gjithashtu.
Bëhet fjalë për një qyteti bregdetar që tërheq rreth dy milionë turistë në vit.
Të paktën 80 persona kanë vdekur në zjarret në ishullin Maui të Hawait, duke e bërë incidentin më vdekjeprurës të ndodhur në SHBA që nga viti 2018. /Telegrafi/