Site icon Telegrafi

Dhjetëra palestinezë u vranë në një sulm në një kamp refugjatësh

Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq tha se dhjetëra persona u vranë në një sulm me granatime ndaj objekteve të tyre në Gaza, e cila ndodhet gjithashtu pranë kampit të refugjatëve al-Mawasi. Të dy ndërtesat u goditën në sulm.

Ministria e Shëndetësisë e Palestinës në Gaza njoftoi se në bombardimet, për të cilat fajësojnë Izraelin, sipas të dhënave aktuale, 25 janë të vdekur dhe 50 të plagosur. Ministria njoftoi se bombardimet izraelite të premten “goditën tendat e të zhvendosurve në zonën al-Mawasi”, raporton skynews.

Izraeli e caktoi al-Mawasin si një “zonë të sigurt” humanitare dhe mijëra njerëz u larguan atje pas sulmit izraelit në qytetin jugor të Rafahut.

Sipas Ahmed Radwan, zëdhënësi i mbrojtjes civile në Rafah, dëshmitarët u thanë shpëtimtarëve se kishte granatime në dy vende në zonën bregdetare, e cila është e mbushur me tenda të improvizuara.

Me këtë rast, Forcat e Mbrojtjes izraelite (IDF) njoftuan se “nuk kanë të bëjnë fare me një sulm në një zonë të sigurt”. Megjithatë, ata nuk dhanë detaje për vetë sulmin dhe as nuk thanë se kush ishte objektivi i sulmit.

Izraeli ka bombarduar më parë vende pranë al-Mawasi, zonë rurale pa ujësjellës dhe kanalizime dhe ku palestinezët jetojnë në kushte të vështira.

Sulmi erdhi më pak se një muaj pasi bombardimet izraelite ndezën një zjarr vdekjeprurës që shkatërroi një kamp për palestinezët e zhvendosur në Gazën jugore, duke shkaktuar zemërimin e komunitetit ndërkombëtar. /Telegrafi/

Exit mobile version