Organizata joqeveritare amerikane, “Women and Hollywood”, ka nisur një peticion online që ka mbledhur mbi 20.000 nënshkrime kundër ndarjes së çmimit për arritje jetësore për aktorin francez, Alain Delon, për shkak të deklaratave të tij në llogari të femrave, emigrantëve dhe homoseksualëve.
Mirënjohja e nderit për vepër jetësore “Palma e Artë” së shpejti mund të gjendet në duart e aktorit të famshëm, i cili u godit nga kritikat e shoqatave të shumta të grave, në kulmin e Festivalit të Filmit të Kanës.
Aktori, i cili kurrë nuk ka dashur të sfidojë fjalët e tij në lidhje me homoseksualët dhe emigrantët, pohon se kjo është vetëm një pasqyrim i pamundësisë së atyre që nuk kanë arritur asgjë në jetën e tyre, kështu që po përpiqen të përqafojnë fragmente të lavdisë nëpërmjet “shpinës” së tij – transmeton KP.
“Çfarë të them? Disa më duan, disa jo. Por, karriera ime nuk mund të kontestohet”, deklaroi Delon për gazetën franceze Figaro.