Site icon Telegrafi

Dhjetëra luftëtarë të Wagner u vranë dhe helikopteri rus u shkatërrua, në një pritë nga rebelët aleatë të Al-Kaedës në Mali

Dhjetëra mercenarë të Wagner u vranë dhe një helikopter rus u shkatërrua në një pritë nga rebelët aleatë të Al-Kaedës në Mali.

Nikita Fedyanin, redaktori dhe pronari i kanalit Telegram Gray Zone Wagner dhe një propagandist kryesor i Kremlinit, u vra gjithashtu në sulmin në shkretëtirën e Saharasë, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Jama’at Nusrat al-Islam wal-Muslimeen (JNIM), një grup i lidhur me Al-Kaedën, mori përgjegjësinë për sulmin ndaj autokolonës Wagner pranë qytetit të shkretëtirës Tinzawatene në kufirin me Algjerinë.

Përmes një kanali Telegram, JNIM tha: “Xhihadistët përdorën disa IED të fuqishëm për të ndaluar kolonën”, dhe prita vrau “50 mercenarë Wagner dhe 10 ushtarë malianë”.

Anastasia Kashevarova, një blogere ushtarake me 250,000 abonentë, konfirmoi sulmin.

Sipas zonjës Kashevarova, autokolona e pajisur keq e Wagner me ushtarë të trajnuar dobët “u josh” në pritë pasi u largua nga Tinzawatene nga një grup i vogël luftëtarësh rebelë të përdorur si karrem.

Shumë luftëtarë me përvojë u larguan nga Wagner pas rebelimit në 2023, kur komanda e njësisë iu nënshtrua Ministrisë Ruse të Mbrojtjes, tha zonja Kashevarova.

Që atëherë standardi i grupit është dobësuar ndjeshëm. /Telegrafi/

Exit mobile version