Më shumë se 40 emigrantë, përfshirë një foshnjë, kanë vdekur dhe dhjetëra të tjerë kanë mbijetuar pasi varka e tyre e mbingarkuar u mbyt në detin e trazuar në jug të Italisë.
Anija thuhet se u “u nda në disa pjesë” ndërsa përpiqej të zbarkonte me më shumë se 100 njerëz në bord pranë qytetit bregdetar të Crotone në rajonin e Kalabrisë, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Supozohet se bëhet fjalë për një numër njerëzish që ikin nga konflikti dhe varfëria dhe që kalojnë çdo vit nga Afrika në Itali.
“Për momentin, 80 persona janë nxjerrë të gjallë, duke përfshirë disa që arritën në breg pas fundosjes”, ka thënë roja bregdetare në një deklaratë.
“Dyzet e tre trupa janë gjetur përgjatë vijës bregdetare”, është thënë më tej në deklaratë.
Është e paqartë se nga kishte udhëtuar kjo varkë, por agjencitë lokale të lajmeve raportojnë se ata në bord ishin nga Irani, Iraku, Siria, Afganistani, Pakistani dhe Somalia.
Siç thuhet më tej, anija u mbyt pasi u përplas me shkëmbinj gjatë motit të ashpër.
Ndërkohë autoritetet italiane kanë zhvilluar një operacion të madh kërkim-shpëtimi. /Telegrafi/