Site icon Telegrafi

Dhjetë yje të Ligës Premier që mbesin pa kontratë në fund të qershorit – Nga David Luiz, te Willian e Vertonghen

Shumë lojtarë të njohur të klubeve angleze do të mbesin pa kontrata në këtë verë dhe portali Goal.com ia ka dhënë një vështirë dhjetë yjeve.

Pandemia e coronavirusit hodhi futbollin në kaos këtë vit.

Ndërsa sezoni i Ligës Premier tani ka rifilluar, klubet dhe lojtarët përballen me një të ardhme të pasigurt.

Pasojat financiare të ndërprerjes ende nuk janë parë me të vërtetë, por, në një afat të shkurtër, lojtarët lart e poshtë vendit e gjejnë veten me vendime për të marrë.

Lexo po ashtu Distanca sociale, zëri në stadium, topa e dezinfektuar: Tetë gjërat kryesore që u panë në rikthimin e Ligës Premier

Shumica e kontratave të lojtarëve në Ligës Premier përfundojnë më 30 qershor të një viti të caktuar, por sezoni 2019-20 tani pritet të zgjasë deri në fund të korrikut. Për klubet që luajnë në Evropë, ndeshjet mund të vazhdojnë deri në fund të gushtit.

Liga Premier ka caktuar një afat prej 23 qershorit që lojtarët të bien dakord për zgjatje afatshkurtra të kontratave, në mënyrë që të luajnë deri në fund të sezonit.

Lexo po ashtu Zyrtare: Adam Lallan rinovon kontratën me Liverpoolin

Disa kanë marrë tashmë këtë opsion – David Silva në Manchester City dhe Adam Lallana te Liverpool, por shumë lojtarë janë të vendosur ende të jetë pa një klub më 1 korrik.

Telegrafi më poshtë ua sjell listën me dhjetë yje që do të mbesin pa kontratë në fund të këtij muaji dhe ende nuk kanë zgjedhur çështjen.

Willian – Chelsea

Ryan Fraser – Bournemouth

Jan Vertonghen – Tottenham

David Luiz – Arsenal

Pedro – Chelsea

Jeff Hendrick – Burnley

Nathaniel Clyne – Liverpool

Cedric Soares – Southampton

Jordon Ibe – Bournemouth

Nampalys Mendy – Leicester City

/Telegrafi/

Exit mobile version