Julian Alvarez ishte njëri nga protagonistët kryesorë së bashku me Lionel Messin në fitoren e Argjentinës kundër Kroacisë në gjysmëfinale të Kampionatit Botëror, ‘Katar 2022’.
Sulmuesi i Manchester Cityt e nxori penalltinë, të cilën idhulli i tij e shndërroi në gol për ta zhbllokuar rezultatin.
22-vjeçari e dyfishoi epërsinë me një solo aksion, gjatë të cilit dy herë iu kthye topi dhe në fund e dërgoi në rrjetë.
Dhe për ta vendosur rezultatin përfundimtar, pas një angazhimi të jashtëzakonshëm të Messit, i cili e nxori të vetëm para porte, nuk e pati të vështirë të realizonte.
Për ta shënuar këtë arritje të jashtëzakonshme të talentit argjentinas, në rrjetet sociale ka qarkulluar një fotografi e realizuar dhjetë vite më parë, kur Alvarez si një tifoz i madh i superyllit të futbollit kishte kërkuar të bënte një fotografi me të. /Telegrafi/