860 lëndë gjyqësore aspak nuk kanë hyrë në sistemin AKMIS dhe nuk kanë qenë të ndara në mënyrë elektronike deri te gjykatësit, vërteton Ministria e drejtësisë.
AKMIS është sistem elektronik përmes të cilit lëndët duhej të ndahen – softuer duhej në mënyrë të pavarur të zgjedhë gjykatësit te të cilët shkojnë lëndët.
Ky sistem do të duhej të ndërpresë keqpërdorime dhe manipulime, gjegjësisht sfida kryesore ishte të parandalojë ndikimin e gjykatësve përmes caktimit të gjykatësve të zgjedhur për lëndë të caktuara.
Sipas informatave të dhëna nga Komisioni i Ministrisë së drejtësisë për Nova TV, gjatë dhjetë viteve të fundit, lëndët aspak nuk janë vendosur në këtë sistem. Edhe pse sistemi ka funskionuar në mënyrë të rregullt, nëpunësit gjyqësorë nuk e kanë shfrytëzuar atë dhe kanë ndarë lëndët sipas dëshirës së tyre.
Për sistemin AKMIS publiku u njoftua për herë të parë pas formimit të Prokurorisë speciale publike, gjegjësisht kur Gjykata penale krijoi një rrjetë të gjykatësve të njejtë të cilët caktoheshin për të punuar lëndët e PSP-së. Atëherë për herë të parë u paraqit dyshimi për keqpërdorime, ndërsa atë se përmasat e keqpërdorimeve kanë qenë më të mëdha e vërtetoi edhe Komisioni.
Sipas burimeve gjyqësore, pas arritjes së lëndëve në gjykatë, janë mbledhur te një nëpunës deri në ora 15, por në momentin kur është dashur të bëhet ndarja elektronike, nuk kanë funksionuar butonat për notifikim, dhe në vend të shpërndarjes së rastësishme në mënyrë elektronike, lëndët janë ndarë në dorë. Kjo është në kundërshtim me Ligjin për menaxhim me lëvizjen e lëndëve në gjykata që e rregullon këtë çështje, thonë nga Komisioni i Ministrisë së drejtësisë./Telegrafi/