Arsenali ka transferuar mesfushorin shqiptar, Granit Xhaka.
Me transferimin e Xhakës, mediat britanike raportojnë se skuadra londineze e ka përforcuar shumë mesfushën dhe është kandidat për titull të kampionit të Ligës Premier.
Por, kjo blerje i ka kushtuar mjaft shumë londinezëve, e cila hyn në listën e transferimeve më të shtrenjta të klubit, transmeton Telegrafi.
Lexo më shumë: Të gjitha lajmet rreth Granit Xhakës
Në fakt, Topçinjtë në arkën e skuadrës gjermane të Borussia Moenchengladbach ka derdhur 30 milionë funte.
Lojtari do të paguhet 145 mijë euro në javë që i bie diku mbi 7 milionë euro në vit. /Telegrafi/