Këtë sezon Liga Premier është kampionati me më shumë yje në stol.
Jo pse ka shumë lojtarë të shtrenjtë në bankën rezervë, por trajnerët janë ata që do t’i japin bukuri kampionatit.
Kjo reflektohet me pagat e tyre shumë të mëdha, shifra që u afrohen atyre të futbollistëve.
Vetëm pesë futbollistë kanë paga më të mëdha duke mos llogaritur parat që marrin nga marketingu, shkruan The Sun.
Në listën e trajnerëve më të paguar në botë nuk mund të ketë befasi për tifozët.
Aty dominon futbolli anglez. Gjashtë trajnerë nga Liga Premier dhe një nga Championship janë pjesë e 10-shës.
Mourinho (Manchester United), Guardiola (Manchester City), Wenger (Arsenal), Klopp (Liverpool), Conte (Chelsea) dhe Pochettino (Tottenham) zënë gjashtë nga shtatë vendet e para, teksa Ancelotti (Bayern) është i treti.
Benitez (Newcastle), i cili punon në Championship, mbyll dhjetëshen e parë, aty ku janë edhe Zidane, Allegri dhe Simeone.
Allegri është i 11-ti dhe nuk arrin të futet në këtë listë, sikurse as trajneri i kampionëve të Anglisë, Claudio Ranieri.