Telegrafi

Dhjetë të vdekur pas rrëzimit të një aeroplani në Moskë – në mesin e tyre besohet se është kreu i Wagnerit, Prigozhin

Mediat raportojnë se dhjetë persona kanë vdekur pasi një aeroplan privat u rrëzua në rajonin Tver, në veri të Moskës.

Bosi i grupit mercenarë rus, Wagner, Yevgeny Prigozhin besohet se ka qenë në bordin e fluturimit, kanë njoftuar autoritetet ruse, raporton skynews.

Këshilltar i Ministrit të Punëve të Brendshme të Ukrainës, Anton Gerashchenko ka shkuar në platformën X (ish-Twitter) se lideri i Wagnerit dyshohet se ishte në aeroplan.

“Agjencia ruse e aviacionit: Prigozhin ishte në bordin e aeroplanit që u rrëzua në rajonin Tver të Rusisë. Sipas informacioneve paraprake, 10 persona vdiqën – Ministria ruse e Emergjencave. Ka informacione se mbrojtja ajrore ishte duke punuar në rajonin Tver para rrëzimit të aeroplanit”, ka pohuar ai.

Lexo po ashtu Biden ka një ‘këshillë’ për shefin e mercenarëve të Wagner, Yevgeny Prigozhin

Kujtojmë se Prigozhin udhëhoqi një rebelim jetëshkurtër kundër ushtrisë dhe presidentit rus, Vladimir Putinit.

Rebelimi përfundoi kur presidenti bjellorus, Alexander Lukashenko ndërhyri për të ndërmjetësuar një marrëveshje.

Lexo po ashtu Prigozhin 'shfaqet në Afrikë', po rekruton mercenarë për Wagnerin

Ndryshe, Prigozhin u pa për herë të fundit në një video dje që duket se ishte bërë në Afrikë. /Telegrafi/