Një zjarr i madh ka shpërthyer në kompleksin stërvitor të një prej klubeve më të mëdha braziliane, Flamengo, e ku kanë mbetur të vdekur 10 persona me tre të tjerë që janë lënduar.
Ekipe të shumta zjarrëfikësish u thirrën në ndihmë pas orës pesë të mëngjesit në qendrën stërvitore Ninho de Urubu të klubit të Flamengos që gjendet në Rio de Janeiro.
Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit.
Ende nuk ka të dhëna për moshën dhe identitetin e të lënduarve, por ata që kanë humbur jetën janë 14, 15 dhe 16 vjeçarë.
Të lënduarit u dërguan në spitalin më të afërt lokal me gjendjen e tyre që ende nuk dihet nëse është jashtë rrezikut për jetë.
Mediat vendase raportojnë se zjarri filloi në konviktin ku lojtarët flejnë.
Pamjet nga ajri të Globo TV shfaqin tymin e madh duke dalur nga ndërtesa në fjalë.
Flamengo ka një program të zhvillimit të të rinjve për lojtarët e rinj premtues në moshën e hershme të tyre. Shumë lojtarë jetojnë në kompleks i cili ka edhe konviktin teksa stërviten në akademi të klubit. /Telegrafi/