Site icon Telegrafi

Dhjetë të famshmit më të urryer në Hollywood

Bota e Hollywoodit është shumë e madhe dhe e mbushur me artistë.

Zakonisht për artistët ka gjithmonë pëlqime nga publiku, por nuk mungojnë as urrejtjet.

Mund të jetë një skandal në karrierë apo veti e papëlqyeshme, e cila bën që publiku të mos të të dojë kurrë më.

Një gjë e tillë u ka ndodhur këtyre 10 yjeve, të cilët ende shquhen si ndër 10 yjet më të urryer në Hollywood.

10. Kris Jenner (Foto: Getty Images)

Ajo është akuzuar për ndihmesë në nisjen e karrierës Kimit duke zhdukur me dashje kasetën e saj seksuale famëkeqe me Ray J. Dhe nëse dikush mund të fajësohet për mbizotërimin e Kardashianëve, është Kris.

9. Anne Hathaway (Foto: Getty Images)

Çdo njeri e pëlqente këtë vajzë deri sa ajo shprehu e dëshpëruar nevojën për të fituar një çmim “Oscar”. fansat nuk e pëlqtyen këmbënguljen e saj të madhe vetëm për një çmim.

8. Justin Bieber (Foto: Getty Images)

Bieber dikur ishte shumë i varfër, ndërsa tani bën një jetë të shfrenuar, si dhe është shumë i urryer në veçanti nga bashkëpunëtorët e tij. Ai thjesht nuk bën një jetë normale, dhe kjo shkakton neveri edhe te fansat.

7. Madonna (Foto: Getty Images)

E çuditshme se si ylli i Popit të jetë në këtë list. Por vite më parë ishte raportuar se ajo po e paraqiste gabimisht punën e saj bamirëse në vendin e origjinës të dy fëmijëve të saj më të vegjël, Davidit dhe Mercyt, gjë e cila shkaktoi pakënaqësi te fansat.

6. Matt Lauer (Foto: Getty Images)

Nikoqiri i emisionit të NBC është fajësuar për idenë e vjedhur nga kolegu i tij i dashur, Ann Curry.

5. Katherine Heigl (Foto: Getty Images)

Edhe kjo aktore hyn në listën e personazheve të padëshiruar nga fansat.

4. John Mayer (Foto: Getty Images)

Njerëzve u duket sikur Casanova John ka lindur me një varg femrash të bukura (Jennifer Aniston, Minka Kelly, Taylor Swift, Jessica Simpson, kjo pasi ai vazhdimisht flet për stilin e tyre seksual në shtyp, gjë e cila irriton në masë të madhe audiencën.

3. Jennifer Lopez (Foto: Getty Images)

Kjo është paksa e papritur për ne. Arsyeja pse ajo gjendet në këtë listë mund të jetë fakti se njerëzit janë të mistifikuar se dikush me pak talent zanor dhe një karrierë jo-shumë emocionuese në film është bërë një nga njerëzit më të fuqishëm në Hollywood.

2. Kristen Stewart (Foto: Getty Images)

Ajo është e urryer nga publiku për shkak të mashtrimeve ndaj të dashurit të saj, Robert Pattinson.

1. Gwyneth Paltrow (Foto: Getty Images)

Gwynnie është nga të famshmet më të urryera në botë. Ajo është fanatike e ushqimeve organike dhe jetesës së pastër dhe nuk i lejon fëmijët e saj të hanë karbohidrate. Faqja e saj e internetit është gjithashtu një hapësirë e mirë për tallje nga fansat. /Telegrafi/

Exit mobile version