Telegrafi

Dhjetë shtetet më të mira në botë, sipas personit që i ka vizituar 196 shtete

Henrik Jeppesen, është personi më i ri në botë që i ka vizituar të gjitha 196 shtetet në moshën 27 vjeçare.

Ai e ka thyer rekordin e norvegjezit Gunnar Garofrs, i cili kishte qenë 36 vjeç kur i kishte vizituar të gjitha shtetet e botës, transmeton Telegrafi.

Sidoqoftë, Jeppesen ka përpiluar një listë me dhjetë shtetet më të mira në botë, e të cilën ia vlen ta shikoni.

Afrika Jugore

“Ky është shteti më i preferuar në botë për shumë arsye. Diversiteti, njerëzit, ushqimi, qytetet, fshatrat, natyra, kafshët etj., janë disa nga arsyet që më bien ndërmend”, ka thënë ai.

Zelanda e Re

“Me siguri se do e zinte vendin e parë po të mos ishte aq larg. Është një shtet i mahnitshëm dhe i sigurt, në të cilin kam qenë disa herë”

Italia

“Italia është qyteti më i preferuar evropian. Ushqim dhe kulturë fantastike, e veçanërisht më pëlqejnë fshatrat. Mund të kaloni muaj të tërë në Itali dhe gjithmonë do të dëshironi të riktheheni.”

Maldive

“Me siguri që është vendi im më i preferuar në botë për t’u relaksuar. Ishujt privat me shtëpitë fantastike dhe uji i mahnitshëm, janë eksperienca të bukura.”

Australia

“Australia është shtet fantastik dhe një ndër shtetet e mia të preferuara. Sidoqoftë, kostoja për të jetuar aty është shumë e lart.”

Vanuatu

“Është një ndër ishujt më të dashur për shkak të njerëzve të shoqërueshëm dhe plazheve të bukura. Ishulli privat Ratua, është vend që nuk bën pa e vizituar.”

Ruanda

“Befasia më e madhe në udhëtimet e mia.. Rwanda është e sigurt, drejtohet mirë dhe befasisht ka infrastrukturë të mahnitshme.”

Palau

“Palau është ndër shtetet më të vogla dhe më të sigurta. Plazhet e bukura, natyra dhe ndjenja e veçantë e bën të futet në top  dhjetëshen e preferuar.”

Seychelles

“Shtet që dua ta vizitoj prapë, por që është shumë i shtrenjtë dhe çmimet janë të mbivlerësuara. Nëse do të ishte më i lirë, do të gjendej më lart në këtë listë, pasi që është një ndër vendet më të bukura në botë.”

Tajlanda

“Toka e buzëqeshjeve!  Më pëlqejnë shumë vende të këtij shteti dhe patjetër që do të rikthehem prapë.”

Për fund, Henrik kishte thënë se ka qenë e vështirë t’i zgjedhë vetëm dhjetë shtetet më të mira.

“Shtetet tjera të preferuara janë Suedia, Laosi, Butani, Japonia, Estonia, SHBA etj.”, ka shtuar ai për fund. /Telegrafi/