Site icon Telegrafi

Dhjetë shtetet e natës së dytë që u kualifikuan për në finalen e “Eurovision 2019”

Këngëtarët e natës së dytë gjysmë-finale të "Eurovision 2019", që u kualifikuan në finale (Foto: Instagram)

Është zhvilluar nata e dytë gjysmëfinale e “Eurovision 2019”.

Në skenën e Tel Avivit në Izrael, u ngjitën plot 18 reprezentues të shteteve përkatëse, 10 prej të cilëve u kualifikuan për në finalen e madhe.

Skena e “Eurovision 2019” (Foto: Eurovision.tv)

Votimi prej 15 minutash nga juria dhe publiku ishte ai që kalkuloi rezultatin për 10 shtetet që shkuan në finale.

Lexo po ashtu Intervista e Jonida Maliqit për Telegrafin rreth pjesëmarrjes së saj në Eurovison 2019

Në mesin e tyre ishte edhe Shqipëria, e cila u prezantua nga këngëtarja Jonida Maliqi me këngën “Ktheju Tokës”.

Kjo është lista me 10 shtetet e gjysmëfinales së dytë që u kualifikuan për në natën finale:

Maqedonia e Veriut
Holanda
Shqipëria
Suedia
Rusia
Azerbajxhani
Danimarka
Norvegjia
Zvicra
Malta. /Telegrafi/

Exit mobile version