Telegrafi

Dhjetë shqiptarë rrahin brutalisht një italian në Milano

Një i ri italian është rrahur brutalisht nga 10 të rinj shqiptarë në Milano.

Mësohet se konflikti ka ndodhur mes dy djemve në gjendje të dehur, ku në një moment ka nisur një sherr që ka degjeneruar në grindje.

Si fillim ata u fyen, më pas goditën njëri – tjetrin. Sherri ka ndodhur mes një djali me origjinë shqiptare dhe një italiani.

Por një tjetër djalë me origjinë shqiptare u përpoq që të ndalonte dy protagonistët e sherrit por ishte e kotë.

Më pas ngjarja mori përmasa akoma më të mëdha kur djali shqiptar u zhvendos në qendër dhe u kthye me një grup prej 10 bashkatdhetarësh, të cilët shkuan te djali italian.

Rrahja me pas ishte e dhunshme: “me tulla, shishe qelqi qëllonin mbi të, derisa fytyra e tij u mbulua në gjak”.

Por të gjithë në pranishmit nuk ndërhynë. Kur mbari policia sherri ishte mbyllur, dhe  protagonistët e ngjarjes nuk ishin aty. Megjithatë, policia duhet të zbatojë detyrën për rindërtimit të dinamikës së saktë të incidentit.