Një studim i kryer nga kompania hulumtuese “CareerBuilder”, në bazë të ofertës dhe kërkesës në tregun e punës, ka zbuluar se cilat do të jenë dhjetë profesionet më të kërkuara gjatw vitit 2015, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA),.
Lista përmban dhjetë profesione, për të cilat ka më shumë vende pune sesa punëtorë, ndërsa punëdhënësit janë të gatshëm të paguajnë paga të larta.
Në rend të parë janë menaxherët e marketingut, të cilët do ta kenë pagën më të lartë mesatare vjetore prej rreth 119 mijë dollarë.
Në pozitën e dytë dhe të tretë janë zhvilluesit e software, përkatësisht infermierët, me një rrogë të njëjtë 93 mijë dollarë, transmeton Telegrafi.
Ndër profesionet që ka deficit në punëtorë janë edhe inxhinierët në industri – 81 mijë dollarë brenda vitit, sistem dhe administrim të rrjeteve kompjuterike – 74 mijë dollarë dhe ueb-zhvilluesit – 58 mijë dollarë.
Menaxheri shëndetësor, i cili është në vendin e shtatë, do të ketë një pagë vjetore prej 90 mijë dollarë, ndërsa ndiqet nga psiko-terapist, me një pagë prej 80 mijë dollarësh.
Pozicioni i nëntë dhe i dhjetë është rezervuar për terapistët që ushtrojnë fëmijët memec, me një pagë vjetore prej 70 mijë dollarësh, ndërsa menaxher i shitjes çdo vit do të fitojë 106 mijë dollarë. /Telegrafi/