Telegrafi

Dhjetë portierët më të shtrenjtë në histori të futbollit: Nga Buffon te Toldo e deri te Ederson

Kanë mbetur edhe katër ditë deri tek fillimi i afati kalimtar i verës për transferimin e lojtarëve.

Ekipet mund të regjistrojnë lojtarët e rinj në ekipin e tyre që nga dita e martë (1 korrik), ku pritet të ketë shumë lëvizje të futbollistëve.

Lojtari më i shtrenjtë në histori të futbollit është Neymar, i cili skuadrës franceze të PSG-së i ka kushtuar 222 milionë euro me rastin e blerjes nga Barcelona.

Por, kohët e fundit janë realizuar edhe blerje të shtrenjta edhe në repartin mbrojtës, përkatësisht portierët.

Më poshtë po ju sjellim dhjetë blerjet më të shtrenjta të portierëve. /Telegrafi/

10. Neto – Barcelona i pagoi 26 milionë euro Valencia 

9. Francesco Toldo – Inter i pagoi 26.8 milionë euro Fiorentina

8. Manuel Neuer – Bayern Munich i pagoi 27 milionë euro Schalke 04

7. Jordan Pickford – Everton i pagoi 28 milionë euro Sunderland

6. Thibaut Courtois Real Madridi i pagoi 35 milionë euro Chelsea

5. Jasper Cillesen Valencia i pagoi 36 milionë euro Barcelonës

4. Ederson Moraes – Manchester City i pagoi 40 milionë euro Benfica

3. Buffon – Juventusi i pagoi 52.8 milionë euro Parmës

2. Alisson – Liverpooli i pagoi 75 milionë euro Romës

1. Kepa – Chelsea i pagoi 80 milionë euro Athletic Bilbaos