Cristiano Ronaldo është në krye të listës së përfituesve më të mëdhenj nga Instagrami, nga ku ka përfituar 44.7 milionë euro gjatë vitit që po lëmë pas.
Superylli portugez ka përfituar 912.991 euro për një postim në këtë rrjet social, sipas listës së përpiluar nga Buzz Bingo. Gjatë vitit 2019, ai ka bërë 49 postime, ku i ka promovuar këpucët Nike, parfumin e tij, CR7 Play it Cool, si edhe një faqe këshilluese për njerëzit që kanë probleme me rënie të flokëve.
Ndërkaq, modelja Kendall Jenner është femra me përfitimet më të mëdha nga Instagrami për vitin 2019. 24-vjeçarja është kurorëzuar mbretëresha e këtij rrjeti social për këtë vit duke u bërë femra më e paguar nga ky rrjet social me përfitime prej 15 milionë eurosh
Bukuroshja ka promovuar brende të të brendshmeve, si Calvin Klein dhe produktin për kujdes ndaj lëkurës, Proactiv, nga të cilat ka fituar miliona.
Më poshtë jua sjellim listën e dhjetë përfituesve më të mëdhenj nga Instagrami për vitin 2019:
1. Cristiano Ronaldo
Përfitimi total: 44.7 milionë euro
Përfitimi për një postim: 912.991 euro
2. Lionel Messi
Përfitimi total: 21.9 milionë euro
Përfitimi për një postim: 606.319 euro
3. Kendall Jenner
Përfitimi total: 15 milionë euro
Përfitimi për një postim: 572.375 euro
4. David Beckham
Përfitimi total: 10 milionë euro
Përfitimi për një postim: 266.874 euro
5. Selena Gomez
Përfitimi total: 7.5 milionë euro
Përfitimi për një postim: 829.885 euro
6. Neymar Jr
Përfitimi total: 6.8 milionë euro
Përfitimi për një postim: 676.550 euro
7. Zlatan Ibrahimovic
Përfitimi total: 3.75 milionë euro
Përfitimi për një postim: 187.280 euro
8. Kylie Jenner
Përfitimi total: 3.5 milionë euro
Përfitimi për një postim: 1.18 milion euro
9. Ronaldinho
Përfitimi total: 3 milionë euro
Përfitimi për një postim: 239.953euro
10. Khloe Kardashian
Përfitimi total: 1.4 milion euro
Përfitimi për një postim: 559.577 euro
/Telegrafi/