Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz tha se do të vazhdojnë sulmet në kampin e refugjatëve Jenin në Bregun Perëndimor.
Izraeli i kryen këto sulme duke pretenduar se qëllimi është “eliminimi i terroristëve” dhe dhjetë palestinezë janë vrarë gjatë bastisjeve aktuale.
Ushtria izraelite dhe agjencia e sigurisë Shin Bet njoftuan dje se në koordinim me policinë kufitare kanë nisur një operacion të quajtur “Muri i Hekurt”.
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu tha se qëllimi i bastisjes ishte “çrrënjosja e terrorizmit” në Jenin, shkruan cnn.
Ministri i Jashtëm jordanez, Ayman Safadi thotë se janë të rrezikshme operacionet ushtarake izraelite në Bregun Perëndimor.
Ai paralajmëroi se bastisjet e vazhdueshme mund të destabilizojnë sigurinë në rajon.
Ndryshe, Izraeli dhe Hamasi kanë arritur marrëveshje për armëpushim dhe lirimin e pengjeve. /Telegrafi/