Paraqitjet publike të presidentit amerikan Donald Trump dhe Zonjës së Parë, Melania pa dyshim se kanë zgjuar interesim të madh në gjithë botën, e në veçanti të mediave që nuk u ka shpëtuar as edhe një detaj për të cilët janë përfolur shumë.
Më poshtë ju sjellim dhjetë momentet më të “sikletshme” të çiftit Trump, të cilët pothuajse në çdo paraqitje publike kanë bërë ndonjë gjest për të cilin janë përfolur shumë, transmeton Telegrafi.
Që nga momenti i refuzimit të Melania për t’ia kapur dorën Trumpit, e deri te “sinjali” i Zonjës së Parë që ia bën bashkëshortit se duhet ta vë dorën në zemër gjatë intonimit të himnit.
Ata janë përfolur shumë edhe për faktin që në një moment nuk janë puthur fare, edhe pse dyshja i afrohen shumë njëri-tjetrit, por ky detaj nuk i ka shpëtuar kameramanëve që filmuan në detaje momentin.
Fjalimi i Trumpit në Senatin amerikan duke se nuk kishte “kënaqur” apetitet e Melania, e cila pasi e përfundoi fjalimin bashkëshorti i saj nuk u ngrit në këmbë për ta duartrokitur, edhe pse një gjë të tillë e bën të gjithë tjerët që ishin brenda sallës.
Dhe paraqitja e tyre e fundit është bërë temë, për faktin se Melania sërish ka refuzuar t’ia kapë dorën presidentit amerikan, detaj ky që nuk i shpëtoi objektivit të kamerave. /Telegrafi/