Telegrafi

Dhjetë lojtarët më të paguar gjermanë, do të befasoheni me të parin (Foto)

Kroos ka vazhduar kontratë me Real Madridin, por nënshkrimi i ri e ka bërë më të pasur.

Sipas medieve gjermane ai është lojtari gjerman që përfiton më së shumti para brenda një viti.

Ai ka nënshkrua deri në vitin 2022 me Real Madrid, ndërsa me pagë dhe reklama ai merr 20 milionë euro në sezon.

Ai ndiqet nga Thomas Muller e Manuel Neuer që fitojnë nga 15 milionë, transmeton Telegrafi.

Në listë bën pjesë edhe Bastian Schweinsteiger, i cili nuk ka zhvilluar asnjë ndeshje me skuadrën e tij këtë kampionat.

Më poshtë i gjeni dhjetë lojtarët gjerman që paguhen më shumë brenda një viti. /Telegrafi/

Lista

Toni Kroos, 20 milionë euro

Thomas Muller, 15 milionë euro

Manuel Neuer, 15 milionë euro

Bastian Schweinsteiger, 14 milionë euro

Ilkay Gundogan, 13 milionë euro

Jerome Boateng, 12 milionë euro

Matts Hummels, 12 milionë euro

Philipp Lahm, 11 milionë euro

Mesut Ozil, 10.4 milionë euro

Sami Khedira, 8 milionë euro