Frank Lampard pritet që shumë shpejtë të prezantohet te Chelsea si zëvendësues i Maurizio Sarrit që kaloi te Juventusi pak ditë më parë.
Derby County njoftoi se e ka lejuar trajnerin anglez që t’i fillojë bisedimet me klubin londinez, për t’u rikthyer kështu në Stamford Bridge.
Por, Lampard do të ketë shumë punë për të bërë në skuadër, pasi janë të dënuar nga FIFA më dy afate mostransferime të lojtarëve.
Mirëpo, kjo mund të mos paraqesë problem për legjendën e Chelseat, duke marrë parasysh se janë mbi 40 lojtarë të huazuar në skuadra të ndryshme të botës.
Skuadra londineze pritet që nga ky numër i konsiderueshëm i lojtarëve që janë të huazuar, t’i rikthejë vetëm dhjetë:
Lojtarët që mund të rikthehen nga Lampard te skuadra londineze: Kurt Zouma, Fikayo Tomori, Mason Mount, Michy Batshuayi, Tammy Abraham, Reece James, Victor Moses, Tiemoue Bakayoko, Alvaro Morata, Christian Pulisic. /Telegrafi/